Nxënësit fillojnë pushimin veror

Në Maqedoni nxënësit nga sot në pushim

Për rreth 270 mijë nxënës, nga të cilët 188 mijë të shkollave fillore dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot është dita e fundit shkollore nga viti shkollor 2016/2017.

Gjysmë maturantët këtë muaj do të regjistrohen në shkollat e mesme. Paraqitja dhe regjistrimi i parë në afatin e qershorit është më 28 dhe 29 qershor.

Maturantët, ndërkaq, nesër (10 qershor) do të testohen për gjuhë të huaj. Për gjuhë angleze janë paraqitur numër i madh i kandidatëve (15.201), për gjuhë frënge 108, për gjuhë gjermane 197 dhe për gjuhë ruse 26 kandidatë.

Fundi i këtij viti shkollor kaloi pa testim ekstern të nxënësve, i cili pas katër viteve zbatim, javën e kaluar u hoq në Kuvend, shkruan TV21./21Media

Back to top button