Nxënësit gjakovarë shkojnë me thika në shkollë

Një të mituri në një shkollë të Gjakovës, ditën e hënë i është konfiskuar një thikë.
Referuar raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Gjakovë 18.11.2024-09:38. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar – i mitur pasi që gjatë kontrollit nga sigurimi i shkollës, i është gjetur dhe konfiskuar një thikë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?