Nxënësit sot i nënshtrohen testit të arritshmërisë

 

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta sot do t’i nënshtrohen testit të arritshmërisë.

Testi do t’i ketë 100 pyetje nga lëndët gjuhë shqipe, gjuhë angleze, matematikë dhe pyetje nga shkencat shoqërore dhe ato natyrore.

Këtë vit nuk do të jetë kriter kalimi, por që pikët e mbledhura do t’iu shërbejnë nxënësve që të orientohen për në shkollimin e mesëm.

Testi i arritshmërisë do të mbahet në 155 qendra testimi në nivel vendi, e ku për monitorimin e mbarëvajtjes së këtij testi do të jenë të angazhuar mbi 2 mijë administratorë.

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) ka treguar se rezultatet e testit të arritshmërisë pritet të shpallen me 7 qershor.

Për shkak të pandemisë COVID-19 , forma e organizimit të sistemimit të nxënësve në klasë, duhet të realizohet një nxënës në një bankë kurse në çdo klasë do të lejohen vetëm nga 15 nxënës./21Media

 

 

 

Back to top button