“O kujt t’i falem n’këtë orë t’vështirë”, poezi nga Ibrahim Rugova

Me varg në shpirt m’çeli pranvera.
Desha t’jetoj gjithmonë i neshtë.
Më bëhet se do të vajtoj përhera,
Kur po hyj me të madhe në vjeshtë.

Ah, stinë e verdhemtë, stinë e venitur
Vallë, Ty të mallkoi mëma -natyrë?
Që bashk t’shkrihemi kështu t’nemitur,
Mos jemi të mjerë në krijatyrë?

Po ëndrrove me këngë të rritesh,
Dhe ajo jetës përpara t’i flasë.
E di. Me dëngë plot do t’goditësh.
E ngado të endesh veç do të vrasë.

A thua Zoti i madh diti të gjykojë
Që njomakët të kalben shi në vrug.
Apo secili barrën e vdekjes të peshojë
N’zjarr të heshtjes i vetmuar si murg?

I ngopur me të vërtetën në gji,
Vëllau im dole n’mesin me erë.
Mbi fytyrën e re t’ra nji vel i zi –
T’nxuer e t’futi n`kuvli përherë.

O kujt t’i falem n’këtë orë t’vështirë,
Kujt t’ia kërkoj hijen e njomsisë?
Pa frikë. Prore do t’jetë djellamirë –
Pikllimi im, kasnec i gjallë i fuqisë.

Dua të iki fushës e malit-
Jetën e shof si grusht t’rëndë.
Jo, s’dua të iki. Dua si shpirt djalli
Të ngjitem së bashku në vend.

Bën që për vargjet e mia t’përvëlimit,
Të më quajnë edhe njeri fare t’prishtë.
Po heret i vranë sytë e shtrembërimit,
Se e flas t’vërtetën e kam çiltërisht.

Por nji ditë të dihet se zemra e poetit,
N’dimër a n’verë s’di të ngurrë
Dhe kur e ndjen valën rreth vetit –
Qan e qesh nuk qetësohet kurr.

(Cerrcë 1960)

*Titulli i origjinalit: “Poezi

Back to top button