RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

OAK kërkon përkrahje në ndryshim-plotësimin e ligjeve që kanë mbetur në procedurë

Përkrahje në ndryshim plotësimin e ligjeve të cilat kanë mbetur në procedurë, si dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve për të lobuar për një zhvillim më të mirë, ishte qëllimi i takimit të p

nga RTV2118 qershor 202018 qershor 2020

Përkrahje në ndryshim plotësimin e ligjeve të cilat kanë mbetur në procedurë, si dhe rritja e bashkëpunimit mes institucioneve për të lobuar për një zhvillim më të mirë, ishte qëllimi i takimit të përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me shefin e Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gjatë këtij takimi, OAK shpalosi çështjet të cilat është duke i trajtuar aktualisht, vështirësitë me të cilat janë duke u përballur bizneset si rezultat i pandemisë dhe kontributin e vazhdueshëm që ka dhënë në ndryshim-plotësimin e ligjeve që kanë mbetur në procedurë e që janë të nevojshme që të përfundohen, si:

-Shfuqizimi i udhëzimeve administrative nga Ministria e Bujqësisë e cila afekton sidomos në sektorin e bujqësisë, blegtorisë, minierave, turizmit, mineraleve;

-Ligji i punës dhe pushimi i lehonisë, ku me këtë rast OAK ka analizuar vendet e rajonit se si e kanë të rregulluar këtë çështje dhe ka përgatitur rekomandimet konkrete;

-Ligji për tregti të brendshme, mungesa e të cilit është duke paraqitur shumë probleme të operimit në tregun brenda Kosovës, duke marrë parasysh faktin që ky ligj do të rregullonte kushtet për ushtrimin e veprimtarisë së tregtisë në tregun e brendshëm;

-Ligji për Bujqësi, i cili duhet të dërgohet në Kuvend sa më parë në mënyrë që të zgjidhë shumë barriera të këtij sektori;

-Ligji i Minierave dhe Mineraleve;

-Ligji për investime strategjike;

-Të ulet TVSH për turizëm dhe ushqime në 5%, në mënyrë që të ketë oferta më të mira dhe të tërhiqen turistët;

-Ligji mbi TVSH, ku OAK vazhdimisht ka kërkuar që ajo të paguhet në inkasim dhe jo në faturim;

-Të krijohen oferta për biznesin, të cilët kanë interes që të investojnë në vendin tonë,

-Ndryshimi i Ligjit për Shoqëritë Tregtare, përkatësisht nenin 34 pika 2, ku i obligon bizneset private që të kenë 40 % gra në borde, ndërsa pas dy vjetësh kjo kuotë të rritet në 50%. OAK konsideron që ky ligj duhet të jetë ligj modern dhe sipas kërkesave të biznesit, duke kundërshtuar fuqishëm tendencën që përmes ligjeve të ndërhyhet në menaxhimin e bizneseve private.

Nënkryetari i OAK-ut, Arsim Selmonmusaj theksoi vështirësitë me të cilat janë duke u përballur bizneset gjatë periudhës me COVID-19 dhe krizën ekonomike që i ka kapluar, duke e parë nevojën e funksionalizimit dhe zbatimit sa më të shpejtë të pakos fiskale që do të ndihmojë bizneset në ruajtjen e stabilitetit dhe rimëkëmbjes.

Ndërsa, shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi falënderoi OAK për takimin dhe çështjet e ngritura, duke theksuar që i kanë dyert e hapura për të bashkëpunuar ngushtë në ligjet që diskutohen dhe të shikohet mundësia e një zgjidhje të përbashkët. Ai inkurajoi që për çdo gjë që ka nevojë GP i LDK-së do të jetë i hapur për bashkëpunim.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

15 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë