RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

OAK shpreh shqetësim për rritjen e tarifave nga bankat komerciale

Kërkohet që të gjitha bizneset t’i adresojnë problemet në divizionin e ankesave në BQK Kamata prej pesë për qind për kthimin e parave të imëta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të

nga B G5 nëntor 20195 nëntor 2019

Kërkohet që të gjitha bizneset t’i adresojnë problemet në divizionin e ankesave në BQK

Kamata prej pesë për qind për kthimin e parave të imëta, tarifat e larta të bankave komerciale për deponimin e të hollave, numri i ulët i bankomateve dhe degëve të bankave, provizionet e POS-ave dhe mundësia kufizuar e deponimit të parave kesh në ATM, ishin disa nga çështjet e ngritura në takimin e Odës së Afarizmit të Kosovës me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti.

Kryetari i Bordit të OAK-ut, Skënder Krasniqi falënderoi guvernatorin Mehmeti për takimin duke shprehur gatishmëri për informimin lidhur me problemet që po ballafaqohen bizneset me bankat komerciale në vend, shqetësime këto të cilat OAK i ka pranuar nga bizneset anëtare.

Çështja e përmendur në takimin e kaluar rreth tarifës prej 5-8% për kthimin e parave të imëta në të letrës është adresuar përsëri për shkak të kërkesës së madhe të bizneseve për uljen e kësaj tarife dhe si pasojë e mos marrjes së ndonjë përgjigje nga ana e BQK për këtë kamatë.

Krasniqi theksoi se është shumë e rëndësishme të krijohen politika të mira financiare në mënyrë që të përmirësohen kushtet e të bërit biznes në vend.

“OAK vlerëson që problemet e lartcekura të bizneseve në raport me bankat komerciale, dhe probleme të tjera të evidentuara të cilat do të përcillen me shkrim në BQK, jo vetëm që po shkaktojnë mosardhje të investitorëve të huaj, por po ndikojnë edhe në mos rritje të mirëqenies dhe mungesë të zhvillimit ekonomik”, tha ai.

Drejtoresha e Rrjetit të Shitësve me Pakicë Yllka Metaj përmendi disa nga problemet që ky rrjet ka evidentuar, e të cilat kanë të bëjnë me unifikimin e POS-ave, e cila do të lehtësonte shumë bizneset që ajo përfaqëson, Swift fees për visa dhe Master card si dhe përqindja e pagesës në POS-a të bankave të ndryshme, e cila shihet si një barrierë tjetër që duhet të eliminohet.

Gjithashtu, përfaqësuesi i biznesit ISP Broadcast, Qendrim Kryeziu shprehu problemet që ai po ballafaqohet me bankat komerciale, e që kanë të bëjnë me kostot e deponimit të mjeteve, rritjen e kostove për shërbime, siguria gjatë deponimit në ATM si dhe kufizimin e shumës dhe përshkrimit për deponimet që realizohen nga bizneset në ATM.

Ndërsa, guvernatori Fehmi Mehmeti tregoi se tashmë një kohë po merren me krijimin e tarifave të bankave që do të vendosen në rregullore për produktet bazike dhe që do të vlejë për të gjitha bankat komerciale, si dhe kanë filluar punimin në unifikimin e POS-ave.

Ai gjithashtu kërkoi që të gjitha bizneset t’i adresojnë problemet në divizionin e ankesave në Bankën Qendrore të Kosovës, për të cilat pastaj do të ndërmerren hapat e nevojshëm.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

7 min më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

1 orë më parë
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë