“Objektet shëndetësore nuk duhet të jenë kurrë objektiv”
Kombet e Bashkuara dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë po bëjnë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, spitaleve, punonjësve të kujdesit shëndetësor, ambulancave.
“Asnjë nga këto nuk duhet të jetë kurrë, kurrë një objektiv”, tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric në konferencën e tij të përditshme për media.
Dujarric tha se OKB-ja po ndiqte “urgjentisht” detajet e sulmit “tronditës” të raportuar në një spital për fëmijë dhe maternitet në qytetin port të Mariupol. Të paktën 17 të lënduar janë raportuar, transmeton rtv21.tv.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka verifikuar deri më tani të paktën 18 sulme të ndryshme në objektet shëndetësore që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës. Ai tha se këto sulme kanë shkaktuar të paktën 10 të vdekur dhe 16 të plagosur.
“Këto sulme privojnë komunitete të tëra nga kujdesi shëndetësor”, tha më herët shefi i OBSH-së, Dr Tedros Adhanom./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?