Objekti i Qeverisë mbulohet me flamurin e Ukrainës në shenjë solidariteti

Objekti i Qeverisë së Kosovës sonte është mbuluar me flamurin e Ukrainës. Në një postim në twitter, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar disa fotografi të objektit të Qeverisë përmes të cilave ka shprehur mbështetjen ndaj popullit ukrainas.
“Pavarësisht se sa të errëta janë kohët apo sa e vështirë të jetë lufta, historia favorizon të drejtët. Në këtë kohë kritike për popullin ukrainas, ne mbuluam ndërtesën e qeverisë për të treguar solidaritetin e popullit të Kosovës me popullin e Ukrainës”, ka shkruar Kurti në Twitter./21Media

Back to top button