OBSH: 2 milionë njerëz mund të vdesin, para se të nisë vaksinimi

 

Numri i vdekjeve globale nga Covid-19 mund të arrijë në dy milionë para se të nisë përdorimi i një vaksine efektive, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).

Kreu i urgjencave të OBSH-së, Dr Mike Ryan tha se shifra mund të jetë më e lartë pa veprime të bashkërenduara ndërkombëtare, transmeton rtv21.tv.

Pothuajse një milion njerëz kanë vdekur me Covid-19 në të gjithë botën që kur sëmundja u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit të kaluar.

Infeksionet e virusit vazhdojnë të rriten, me 32 milionë raste të konfirmuara në nivel global.

Fillimi i një rritje të dytë të infeksioneve të koronavirusit është parë në shumë vende në hemisferën veriore kur afron dimri.

Deri më tani, SHBA, India dhe Brazili kanë konfirmuar më së shumti raste, duke regjistruar më shumë se 15 milionë mes tyre.

Por ditët e fundit, ka pasur një ringjallje të infeksioneve në të gjithë Evropën, duke nxitur paralajmërime për bllokime kombëtare të ngjashme me ato të imponuara në kulmin e valës së parë të pandemisë./21Media

Back to top button