OBSH lajmëron rrezik të lartë për koronavirusin

Mbi 2800 vdekje nga koronavirusi

Organizata Botërore e Shëndetësisë këtë të premte është shprehur se rreziku ndaj koronavirusit është ngritur nga “i lartë” në “shumë i lartë”.

Ky vlerësim është bërë pas rasteve të shumta që janë prekur nga ky virus në të gjithë botën dhe shpejtësinë me të cilën po përhapet koronavirusi.

Momentalisht ka mbi 83 000 persona të prekur dhe mbi 2800 vdekje.

“Nuk kemi akoma të dhëna që virusi po përhapet lirshëm me popullatave” – tha kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Nëse një gjë e tillë do të ndodhte, atëherë koronavirusi do të cilësohet si pandemi, një përcaktim që OBSH akoma nuk e ka bërë.

Back to top button