OBSH: Omicron ka të ngjarë ta çojë Evropën drejt fundit të pandemisë!

Varianti Omicron, i cili mendohet se do infektojë 60 milionë evropianë deri në mars, ka formuar një fazë të re për pandeminë Covid-19 në Evropë dhe ka të ngjarë ta çojë atë drejt fundit, sipas drejtorit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropën, Hans Kluge.
“Ka mundësi që t’i afrohemi drejt fundit pandemisë,” tha Hans Klugge, i cili bëri thirrje për kujdes për shkak të përshtatshmërisë së virusit.
“Pasi të ulet vala Omicron, do të ketë imunitet të plotë për disa javë dhe disa muaj , ose për shkak të vaksinës ose sepse njerëzit kanë zhvilluar imunitet për shkak të infeksionit,” tha Hans Klugge.

Ekzekutohet tjetër shqiptar, Bledar Muça vritet në Belgjikë, mik i Ardian dhe Florenc Çapjes
Megjithatë, ne nuk jemi në “një fazë endemike” , paralajmëroi ai.
“Endemike do të thotë që ne mund të parashikojmë se çfarë do të ndodhë. Ky virus na ka befasuar më shumë se një herë. Prandaj, ne duhet të jemi të kujdesshëm,” këmbënguli Hans Kluge.

Në Bashkimin Evropian, varianti Omicron, i cili u shfaq në fund të nëntorit dhe është më ngjitës se Delta, tashmë është mbizotërues, sipas Shërbimit Shëndetësor Evropian.
Dy studime të reja shkencore, një nga Hong Kongu dhe një nga Shtetet e Bashkuara , bien dakord se varianti Omicron i koronavirusit ka ulur ndjeshëm sëmundshmërinë, që do të thotë më pak aftësi për t’u riprodhuar në qelizat njerëzore dhe për të shkaktuar sëmundjen Covid./21Media

Back to top button