Oda e Mjekëve i reagon Besnik Bislimit për krahasimin me mjekët gjermanë
Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar ndaj deklarimeve të zëvendës kryeministrit, Besnik Bislimi i cili në takim me komisionin përgjegjës parlamentar ka bërë krahasimin e ikjes së mjekëve kosovarë me mjekët gjermanë.
Në reagimin e OMK-së thuhet se braktisja e mjekëve kosovar ka disa arsye themelore e ndër to janë kushtet e punës dhe ato socio-ekonomike që kanë të bëjnë me lartësinë e kompesimit të pagës.
Përmes këtij reagimi Oda e Mjekëve të Kosovës ka thënë se ndihet e zhgënjyer nga deklaratat e Besnik Bislimit, pasi që një krahasim i tillë po të ishte real për nga arsyet do të ishte vlerësues për sistemin shëndetësor të Kosovës.
”Prandaj OMK shprehë mospajtim ndaj deklaratave të tilla të përfaqësuesve të institucioneve shtetërore, duke e shfrytëzuar rastin që të ri-alarmoj opinionin publik se në Kosovë po ndodh një eksod i mjekëve. E si rezulatat i kësaj përqindja minimale e mjekëve në kokë banori nuk po mund të plotësohet”, thuhet në reagimin e OMK.
Sipas të dhënave të kësaj organizate aktualisht 500 mjekë janë të pa punësuar, ndërsa brenda 10 vitesh do të pensionohen 1300 mjekë specialist, pra përafrësisht mbi 40% e mjekëve specialisht që janë në sistem.
Prandaj OMK bën thirrje që të ndërrmirren veprimet e nevojshme për ta ndaluar eksodin e mjekëve sepse kjo mund të shpie deri tek cënimi i shëndetit publik në Republikën e Kosovës./21Media
