Oda Ekonomike Amerikane mirëpriti marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën

“Çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike”

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë e mirëpriti nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudhën dhe autostradën mes autoriteteve kosovare dhe serbe.

Oda Amerikane nëpërmjet një komunikate, ka thënë që beson fuqishëm se kjo marrëveshje do të sjellë përfitime të shtuara ekonomike për të dyja vendet, e sidomos për kompanitë e sektorit privat që operojnë në secilin vend.

“Njohja reciproke, tregtia pa barriera dhe fuqizimi i lidhjeve ekonomike vetëm se do të e përmirësojnë perceptimin për të dy vendet në sytë e investorëve amerikanë dhe të tjerë të huaj. Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thekson se çdo marrëveshje që lejon integrim ekonomik të rajonit, e hap potencialin e të gjitha vendeve për rritje të përshpejtuar ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Sot është nënshkruar marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për hekurudhën dhe autostradën që lidh dy shtetet. Kjo është bërë nën prezencën e ambasadorit amerikan Richard Grenell dhe presidentëve të dy shteteve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq. Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ambasadori Philip Kosnett dhe Drejtori i të ashtuquajturës Zyrës Serbe për Kosovën.

Back to top button