OEK i drejtohet ZRRE’së, i kërkon ta pezullojë vendimin për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë nga 1 qershori

Oda Ekonomike e Kosovës i është drejtuar zyrtarisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë publike për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025.
Sipas njoftimit të OEK thuhet se kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në analizat që tregojnë se një hap i tillë në këtë periudhë do të kishte pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi.
” Oda Ekonomike e Kosovës, me datë 08 maj 2025, i është drejtuar zyrtarisht Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë publike për pezullimin e vendimit për daljen e bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike nga data 01.06.2025. Kjo kërkesë bazohet në shqetësimet e shumta të anëtarëve të Odës Ekonomike të Kosovës dhe në analizat që tregojnë se një hap i tillë në këtë periudhë do të kishte pasoja serioze për sektorin privat dhe ekonominë në përgjithësi”, thuhet në njoftim. /21Media