Ofertat e partive nuk “joshin” qytetarët

Rritja e pagave e zhvillimi ekonomik, janë pothuajse kryefjalë e partive politike në tubimet e tyre parazgjedhore.

Partitë politike ka kohë që kanë nisur parafushatën zgjedhore me premtime të shumta. Por sa u besojnë qytetarët ofertave të tyre.

VOX: Që 24 vite kanë dhënë premtime por jo konkretizime . Edhe tash  njëjtë 90% nuk realizohen”

VOX 80 % janë premtime boshe

VOX: Premtime jena mush por risi  s’ka kurgjo si besojmë asnjë pikë.

Partitë politike ndërkaq thonë se në programet e tyre zgjedhore fokus kryesor kanë  ngritjen mirëqenies qytetaret, duke pritur kështu votën e tyre për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se ende si kanë përcaktuar qartë kauzat e tyre për zgjedhje, por programi i tyre do të mbështetet në të arriturat e qeverisjes katër vjeçare.

“Një nga te arriturat është pjesa jonë në veri shtrirja e sovranitetit, çlirimi i veriut. Politikat tona sociale,  shtesat për  fëmijë, lehonat,  barazia, drejtësia. Kemi ende punë. Këto janë të arritura të prekshme për qytetarët dhe synojmë të bëjmë  hapa tutje për reforma që prekin jetesën e qytetarit”,  tha Agon Batusha nga Vetëvendosje

Në PDK ndërkaq thonë se kanë një program të qartë qeverisës më 5 pika kryesore.

“Projekti i Bedri Hamzës është program transformues për ta bërë një  jetë me të mirë për qytetarët i  përqendruar në 5 shtylla  çdo ditë e më shumë  këtij  programi po i afrohen qytetarët”, tha Betim Gjoshi, sekretar për Anëtarësi dhe Financa në PDK

Në AAK ndërkaq zotohen për kthim të perspektives në vend.

“Një ndër kauzat kyresore është anëtarësimi në NATO, rritja e  pagave rritja e pagës mesatare, minimale…”, tha Kushtrim xhemaili nga AAK.

Deri në zgjedhjet parlamentare kanë mbetur edhe dy muaj e gjysmë  por partitë politike tashmë kanë caktuar synimet e tyre.

Zgjedhjet e reja parlamentare do të mbahen më 9 shkurt të vitit të ardhshëm. Derisa Fushata zgjedhore pritet të nisë pak para se ato të mbahen, varësisht nga vendimi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve./RTV21/21Media

Back to top button