Okafor kryen me sukses testet mjekësore te Milani

Dita e parë në Milano për Noah Okafor, ku sulmuesi po përgatitet që të bëhet lojtari më i ri i Milanit.

Okafor ka arritur në Milano në mëngjes, ndërsa tani bëhet e ditur se ka kryer me sukses testet mjekësore te gjiganti italian.

Testet mjekësore kanë përfunduar për sulmuesin zviceran, ndërsa tani ka mbetur vetëm nënshkrimi i kontratave dhe që transferimi të bëhet zyrtare nga Milani.

Pasi që u intervistua nga “Sky Sports”, agjenti i Okafor, Francesco Romano tha:

“Okafor është njëri nga lojtarët e rinj më të rëndësishëm në skenën evropiane, Milani besoi në të dhe ne jemi të gjithë të lumtur. Bisedime të shpejta? Nuk ka pasur kësi lloj bisedimesh në të kaluarën. Lojtari është mirë dhe nesër niset për në Amerikë”, tha Romano.

Back to top button