OKB: Civilët e evakuuar kanë ‘trauma të thella dhe plagë psikologjike’ 

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujarric, ka treguar për programin “Today” të BBC Radio 4 për gjendjen psikologjike të njerëzve që janë evakuuar nga qyteti i rrethuar i Ukrainës, Mariupol, shkruan BBC.

“Civilët e evakuuar kanë ‘trauma të thella dhe plagë psikologjike'”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shumë civilë të bllokuar kanë jetuar në “kushte të tmerrshme”, shpesh duke mbijetuar në tunele me pak ushqim dhe ujë dhe pa rrezet e diellit.

Dujarric ka thënë se është e qartë nga vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres në Moskë, ku Guterres foli drejtpërdrejt me presidentin rus Vladimir Putin, se nuk ka “asnjë shans të menjëhershëm për një ndërprerje të plotë të armiqësive”./21Media

 

Back to top button