OKB-ja dënon pushtimin dhe kërkon tërheqjen e Rusisë

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi në favor të një rezolute që dënon pushtimin e Rusisë dhe i bëri thirrje asaj që menjëherë të tërheqë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.
Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët e trupit në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Përpara votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya tha se Rusia kishte ardhur për të privuar Ukrainën nga e drejta për të ekzistuar, përcjellë rtv21.tv
Ambasadori rus Vassily Nebenzia, tha se Rusia dëshironte të ndalonte një konflikt separatist në Ukrainën lindore dhe akuzoi Perëndimin për përdorimin e kërcënimeve të hapura dhe cinike për t’i bërë vendet të votojnë për rezolutën.
BBC raporton se është mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997./21Media

Back to top button