OKB-ja konfirmon se evakuimi në Mariupol po vazhdon

Evakuimi nga fabrika e çelikut në Mariupol në proces – OKB
Kombet e Bashkuara po kryejnë një “operacion kalimi të sigurt” për civilët nga uzina e çelikut Azovstal në qytetin ukrainas të Mariupol.
E fundit u konfirmua nga Saviano Abreu, një zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare dhe Kryqit të Kuq.
Evakuimi filloi më 29 prill dhe po koordinohet me Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Rusinë dhe Ukrainën.
Abreu tha se karvani mbërriti në fabrikën e çelikut të shtunën në mëngjes.
Ai shtoi se nuk mund të jepeshin detaje të mëtejshme në mënyrë që të mos rrezikohej siguria e të evakuuarve që ende po bëjnë udhëtimin.
Lëvizja u konfirmua edhe nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq të dielën pasdite.
“KNKK konfirmon se një operacion kalimi i sigurt është duke vazhduar, në koordinim me OKB-në dhe palët në konflikt. Kollona për evakuimin e civilëve filloi më 29 prill, përshkoi rreth 230 kilometra dhe arriti në fabrikën në Mariupol të shtunën në mëngjes, sipas kohës lokale”, ka thënë KNKK.
Më herët, ministria ruse e mbrojtjes tha se 46 persona ishin evakuuar nga zonat përreth fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol.
Ukraina tha se 20 persona u larguan nga uzina të shtunën./21Media

Back to top button