OKB: Një në tre persona në Gaza kalon ditë pa ushqim

Pothuajse një në tre persona në Rripin e Gazës po kalojnë ditë të tëra pa ngrënë, paralajmëroi programi i ndihmës ushqimore i OKB-së.
“Kequshqyerja po rritet me 90,000 gra dhe fëmijë që kanë nevojë urgjente për trajtim”, tha Programi Botëror i Ushqimit (WFP) në një deklaratë, raporton BBC.
Paralajmërimet për urinë në Gaza janë intensifikuar këtë javë. Nëntë persona të tjerë vdiqën nga kequshqyerja. Të premten, sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në territorin palestinez, duke e çuar numrin total të vdekjeve të tilla që nga fillimi i luftës në 122.
Izraeli, i cili kontrollon hyrjen e të gjitha furnizimeve në Gaza, thotë se nuk ka asnjë kufizim për ndihmën që hyn në territor dhe fajëson Hamasin për çdo kequshqyerje.