Koreja Veriore lanson një tjetër raketë balistike

Ky është testi i tretë raketor në javët e fundit

Koreja Veriore ka shkrepur një raketë balistike me rreze të shkurtër veprimi, në atë që është testi i tretë raketor në javët e fundit.

Raketa Skud fluturoi rreth 450 kilometra para se të binte në ujërat japonez, duke nxitur kështu reagimin e Japonisë.

Peniani në vazhdimësi e ka shpërfilluar rezolutën e Kombeve të Bashkuara që ndalon të gjitha aktivitetet raketore dhe bërthamore, duke shpeshtuar ritmin e testeve bërthamore në muajt e fundit.
Seuli dhe Tokio e kanë dënuar lansimin. Lideri japonez tha se provokime e Panjanit nuk do të tolerohen më.

“Siç jemi pajtuar në samitin e G7-ës, kërcënimi i Koresë Veriore do të trajtohet si prioritet nga komuniteti ndërkombëtar”, tha kryeministri japonez Shinzo Abe. “Në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të ndërmarrim hapa specifikë për të frenuar aktivitetin e Koresë Veriore”, shtoi ai.

Në Korenë Jugore, presidenti Mun Jain, mblodhi këshillin për siguri kombëtare për të diskutuar mbi lansimin e fundit të vendit komunist. Koreja Veriore thotë se programi i tij i armëve bërthamore është i nevojshëm për të luftuar agresionin amerikan./21Media

Back to top button