OKB për refugjatët ukrainas: Lëvizja më e shpejtë të refugjatëve që pas Luftës së Dytë Botërore

 
Numri i refugjatëve që ikin nga lufta në Ukrainë së shpejti mund të kalojë 1.5 milion njerëz, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR).
“Kjo është kriza më lëvizjen më të shpejtë të refugjatëve që kemi parë në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore,” tha kreu i UNHCR për agjencinë e lajmeve Reuters.
Rreth 1.3 milion njerëz janë larguar tashmë nga shtëpitë e tyre që nga fillimi i pushtimit.
Polonia thuhet se ka pranuar mbi gjysmën e të gjithë refugjatëve deri më tani, sipas presidentit të vendit. Numri është gjithashtu i lartë në vende si Hungaria dhe Rumania.
Por jo të gjithë refugjatët po zgjedhin të qëndrojnë në vendet ku mbërrijnë fillimisht. Në Rumaninë për shembull nga 200 mijë njerëz që udhëtuan atje në tetë ditët e para të luftës, 140 mijë më pas u larguan për të udhëtuar në vende të tjera, duke lënë rreth 6 mijë në Rumani, sipas UNHCR.
Prandaj, vendet në kufi me Ukrainën po veprojnë si ndalesa e parë për shumë njerëz që ikin nga lufta, teksa ata udhëtojnë drejt vendeve të tjera evropiane më larg./21Media

Back to top button