OKB: Ukraina ka nevojë për ndihmë ushqimore, ndërkohë që, ushqen botën

Është e vështirë të besohet se Ukraina ka nevojë për ndihmë, në një krizë ushqimore në rritje, duke pasur parasysh rolin e vendit në ushqimin e botës përpara luftës, thanë Kombet e Bashkuara.
Manal Fouani, përfaqësuese në Ukrainë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), i tha BBC-së se 90% e ukrainasve do të bien në varfëri deri në fund të vitit nëse konflikti vazhdon.
Ukraina ka një popullsi prej afro 45 milionë banorësh, me 15 milionë njerëz aktualisht refugjatë ose të zhvendosur brenda vendit.
“Tingëllon e vështirë të besosh se ne duhet të ushqejmë ukrainasit, ndërsa ukrainasit ushqejnë botën.”, tha Fouani./21Media

Back to top button