Oligarkut rus i sekuestrohet superjahti 530 milionë eurosh në Itali

Policia italiane e financave ka sekuestruar mega jahtin e oligarkut rus, Andrey Melnichenko në Trieste të Italisë mbrëmjen e së premtes.
Guardia di Finanza e bëri njoftimin në një deklaratë të lëshuar të premten në mbrëmje. I quajtur “SY A”, jahti ishte në ruajtje në Portin e Triestes.
Siç bëhet e ditur në deklaratë jahti është me vlerë rreth 530 milionë euro ose 578 milionë dollarë dhe është një nga superjahtet më të mëdha në botë, sipas prodhuesit Nobiskrug .
Melnichenko u sanksionua nga Bashkimi Evropian më 9 mars si pjesë e sanksioneve të zgjeruara ndaj oligarkëve rusë. Sipas BE-së, ai zotëron prodhuesin kryesor të plehrave EuroChem Group dhe SUEK, një kompani qymyri.
Në vendimin e Këshillit të BE-së , i cili autorizoi sanksione kundër Melnichenkos, ata vunë në dukje se ai dhe 36 udhëheqës të tjerë biznesi u takuan me presidentin rus Vladimir Putin pas pushtimit në Ukrainë për të diskutuar ndikimin e mundshëm ekonomik të sanksioneve të BE-së dhe Amerikës.
Vetëm disa ditë pasi oligarku rus dhe pronari i FC Chelsea, Roman Abramovich njoftoi se do të shiste klubin e futbollit, Britania e Madhe e shtoi 55-vjeçarin në listën e individëve të sanksionuar si pjesë e përpjekjeve të saj për të izoluar Putinin.
Më 3 mars, ministria e financave e Francës njoftoi se vendi kishte sekuestruar një jaht në pronësi të oligarkut rus dhe CEO i gjigantit rus të naftës Rosneft Igor Sechin.
Bashkimi Evropian e kishte sanksionuar Sechin në fillim të asaj jave, duke e përshkruar atë si një nga këshilltarët më të besuar dhe më të afërt të Putinit, si dhe mikun e tij personal./21Media

Back to top button