Omicron ka simptoma të njëjta me të ftohurit e zakonshëm, thonë shkencëtarët

Me përhapjen e variantit të ri të COVID-19, “Omicron”, njerëzit mund të ngatërrohen lehtë nëse janë infektuar me këtë virus, apo janë ftohur.
Shërbimi shëndetësor në Britani ka listuar tri simptomat kryesore të virusit korona, që janë: temperatura e lartë, kolla e vazhdueshme dhe humbja e shijes.
Por, sipas aplikacionit britanik për studim të simptomave të COVOD-19 “ZOE Covid”, edhe persona që kanë rezultuar pozitiv në testin e COVOD-19  kanë raportuar për simptoma të njëjta me të ftohtit.
Në anën tjetër, sipas revistës Liverpool Echo, Dr Claire Steves gjatë një studimi ka zbuluar top pesë simptoma të variantit Delta dhe Omicron, e ato janë: rrjedhja e hundës, kokdhembja, lodhja, teshtitja dhe dhembje fyti.
Në këto analiza nuk janë gjetur të dhëna të qarta në profilet e simptomeve të varianteve Delta dhe Omicron.
Vetëm 50% të njerëzve kanë përjetuar tri simptomat kryesore të mëparshme, si: ethe, kollë e humbje e shijes.
Në radhë të simptomave të tjera janë edhe: kolla e vazhdueshme, zëri i ngjirur, të dridhura, ethe, trullosje, humbje të shijes dhe dhembje të syve.
Sipas studimit, edhe ndjenja e të qenit pa disponim mund të jetë shenjë e Omicronit.
Por, këtu hyjnë po ashtu: dhembje të pazakonta të muskujve, dhembje në gjoks e gjendrra të enjtura. Humbja e shijes megjithatë tani sipas studimit është më pak e zakonshme.
Dr Steves ka thënë se simptomat e ngjashme më të ftohtit mbeten kryesoret tek njerëzit me COVID-19. Ajo ka shtuar se simptomat më të raportuara janë të njëjta me të ftohurit e zakonshëm, veçanërisht tek personat që janë vaksinuar.
Në fund,” ZOE COVID” ka treguar edhe se çka duhet të bëjë njeriu për të forcuar imunitetin. Sipas saj, personat që hanë ushqime me bazë bimore kanë më pak gjasa të përjetojnë simptoma të ashpra të COVID-19.
Por, mënyra tjetër më e mirë për ta luftuar këtë sëmundje mbetet vaksinimi kundër saj./21Media

Back to top button