“One Stop Shop”, Kurti: Policët tanë do të punojnë krahë për krahë me njëri-tjetrin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në vendosjen në funksion të sistemit “One Stop Shop” mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës tha se qytetarët e të dy vendeve do të kontrollohen vetëm në hyrjen e shtetit pritës dhe se të dhënat do të shkëmbehen në kohë reale përmes sistemit të përbashkët teknologjik.
Tutje Kurti tha se policët do të punojnë krahë për krahë me njëri-tjetrin.
“Janë më shumë se pika kufitare. Janë pika të reja që lidhin edhe më shumë dy shtetet tona”, ka thënë Kurti, duket treguar se modeli i kësaj pike kufitare do të jetë “hyrje-hyrje”, tha Kurti.
Kurti tha se vetëm gjatë vitit 2024 pikat kufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut i kaluan 5 milionë qytetarë.