Operacion policor në Fushë Kosovë dhe Malishevë, dy të arrestuar për “përhapje të ideologjisë së organizatave terroriste”

Piolicia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit ka realizuar një operacion i cili ka përfshirë dy raste të ndara,

“kanë rezultuar me tri (3) kontrolle të vendbanimeve në Fushë Kosovë dhe Malishëvë, si dhe dy (2) arrestime të personave të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në ‘nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’ dhe shpërndarje e propagandës dhe ideologjisë për organizata terroriste, duke përdorur rrjetet sociale.
Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë.”, thuhet në njoftimin e policisë .

Bëhet e ditur se ky operacion erdhi pas një pune operative-hetimore nga zyrtarët e Drejtorisë Kundër Terrorizmit të Policisë së Republikës së Kosovës, në koordinim me prokurorin kompetent të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)./21Media

Back to top button