Operatorët ekonomikë janë duke u inspektuar për ngritjen e çmimeve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), bën të ditur se janë duke i inspektuar intensivisht operatorët ekonomikë për ngritjen e çmimeve të vajit, miellit, sheqerit e produkteve të tjera.
Ministria njofton se disa operatorë i kanë mashtruar konsumatorët pasi të mërkurën i kanë zbrazur raftet e vajit ushqimor, duke krijuar përshtypjen se ka mungesë, ndërsa më pas i kanë rikthyer, me çmim 3.49 euro për litër.

“Vaji ushqimor është importuar ditë më parë dhe fillimisht është shitur me çmim 1,50 euro për litër. Këto veprime të tregtarëve përbëjnë mashtrim të konsumatorit, praktikë të padrejtë tregtare dhe konkurrencë të padrejtë, andaj Inspektorati i Tregut po merr masa ndëshkuese dhe çdo veprim tjetër të përcaktuar me ligj”, thuhet në komunikatë.
MINT-i bën të ditur se gjetjet i ka dërguar tek organet e ndjekjes për hetim të veprave penale./21Media

Back to top button