Opinione: Escobar dhe Lajçak në Kosovë!

Analistët e shohin si presion për dinamizimin e procesit të dialogut Kosovë-Serbi
Analistët politikë në Kosovë vlerësojnë se vizita e të dërguarëve për Ballkanin, Escobar dhe Lajcak, është presion ndërkombëtar për, siç thonë, dinamizmin e procesit të dialogut. Ndërkohë, kryeministri Albin Kurti ende nuk është deklaruar për takimin me presidentin serb javën e kaluar në Bruksel, për dallim nga ky i fundit që ka takuar përfaqësuesit e serbëve të Kosovës dhe ka mbajtur një konferencë të gjatë me gazetarë.( Përgatiti: Valmire Hoti,Kamera: Sahit Troshupa)./21Media

Back to top button