RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Opinioni i Komisionit të Venecias siguron pavarësinë e sistemit prokurorial

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me draft-amendamentimin e Ligjit për KPK-në. Në një komunikatë për media thuhet se ky opinion siguron ndarjen e

nga Venera Grabanica14 dhjetor 202114 dhjetor 2021

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) mirëpret opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me draft-amendamentimin e Ligjit për KPK-në.
Në një komunikatë për media thuhet se ky opinion siguron ndarjen e pushteteve dhe pavarësinë e sistemit prokurorial duke ritheksuar se iniciativat e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë për të ndryshuar Ligjin për KPK-në me këto propozime janë në kundërshtim me praktikat dhe standardet ndërkombëtare.
Në opinion, përkatësisht në pikën 49, theksohet se procedura e zgjedhjes së anëtarëve laik (që nënkupton edhe iniciativën e zgjedhjes së anëtarit prokuror nga Kuvendi i Kosovës) është shumë e ndërlikuar, e paqartë dhe krijon mundësi për manipulime.
Komisioni i Venecias në pikën 57 të këtij opinioni, ngreh dy shqetësime kryesore; Një “Këshill i “reduktuar” që do të përbëhej ekskluzivisht prej anëtarëve laik (duke përfshirë edhe prokurorin të zgjedhur me shumicë të thjeshtë nga ana e Kuvendit të Kosovës) do të ketë të njëjtin pushtet si Këshilli Prokurorial i Kosovës me përbërje të plotë, dhe më e rëndësishmja se ai do të vendosë për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit që do të bëhet në fillim të vitit 2022.
Çështja e dytë është se i njëjti “Këshill i reduktuar” me përfaqësues laik do të sigurojë kontroll të plotë në komisionin zgjedhor që mbikëqyrë procesin e zgjedhjes së anëtarëve të rinj të Këshillit nga kolegët e tyre.
Sipas mendimit të Komisionit të Venecias, ndryshimet e propozuara nga Ministria e Drejtësisë janë në kundërshtim me standardet ndërkombëtare dhe evropiane, dhe këto ndryshime propozojnë largimin e prokurorëve nga qeverisja e sistemit prokurorial në momentin më kritik kur do të zgjidhet Kryeprokurori i Shtetit dhe anëtarët prokurorë nga radhët e tyre.
Ndërsa, sa i përket shkëputjes së mandatit të anëtarëve aktual të KPK-së, Komisioni i Venecias në pikën 54, rithekson se ndërprerja e mandatit të parakohshëm të një anëtari të Këshillit (kur nuk vjen për shkak të dorëheqjes vullnetare, shfuqizimit të tërë institucionit ose për arsye të tjera të ngjashme) duhet të lidhet gjithmonë me një keqbërje të identifikueshme ose dështim në ushtrimin e detyrës së tij ose të saj. Anëtarët e KPK-së nuk duhet të “fajësohen” thjeshtë sepse shumica parlamentare ose kolegët e tyre nuk pajtohen me vendimet që ata marrin.
Po ashtu, në konkluzionet e opinionit, në pikën 71, shprehimisht thuhet se reforma nuk duhet të qoj në nënshtrimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës ndaj shumicës qeverisëse e që propozimi i Ministrisë së Drejtësisë rritë rrezikun e ndikimit të panevojshëm politik mbi KPK-në.
Këshilli Prokurorial i Kosovës mbetet i përkushtuar që të punojë në drejtim të zbatimit të plotë të Strategjisë së Sundimit të Ligjit, e cila ruan pavarësinë institucionale dhe synon të avancojë forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

40 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

3 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

5 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

5 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

5 orë më parë