​Opozita bojkoton komisionin, dështon shqyrtimi i Projektligjit për tekstet shkollore

Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport nuk ka arritur të shqyrtojë Projektligjin për tekstet shkollore, për shkak se opozita ka bojkotuar komisionin.

Sipas opozitës, ata nuk do të marrin pjesë në këtë komision për shqyrtimin e “Ligjit të Kontrabanduar”.

Në këtë komision kanë kalur vetëm disa amandamente të votuara nga mazhoranca, amandamente të cilat janë propozuar nga java e kaluar.

Ndërkaq, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci më një prononcim për media është deklaruar lidhur me projektligjin për tekste shkollore. Ajo tha se është një ligj i munguar në arsim dhe se projektligji ekzistues është i mangët.

Ajo tha se qëllimi kryesor është që të përmirsohet cilësia e teksteve dhe se me këtë ndryshim do të ngritet edhe cilësia e arsimit.

Sipas Nagavcit, objektivi kryesor i kësaj qeverie është finalizimi i këtij projektligji.

Ministrja Nagavci u bëri thirrje të gjithë deputetëve që të mbështesin këtë projektligj.

Back to top button