Opozita e “ndarë” rreth mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po kërkon 61 vota për rrëzimin e qeverisë Kurti pas situatës së krijuar në veriun e Kosovës, për siç thotë dështimin në zhvillimin ekonomik dhe politikbërje. Deputeti i partisë Pal Lekaj thotë se po koordinohen me partitë opozitare në vend për të thirrur një seancë të jashtëzakonshme për votim të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Ne po I koordinojmë punët me subjektet të tjera opozitare dhe me deputetët që mendojnë ndryshe nga mazhoranca në këtë drejtim jemi duke punuar por nuk mund të them që kemi hasur në përkrahje që ti kemi të gjithë deputetët 61 deputetë”

Shefi i grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri për RTV21 tha se duhet të përkrahet nisma për rrëzimin e qeverinë aktuale, por nënvizoi se nuk duhet të dështojë mocioni.

“PDK është shumë e gatshme për t’ia shkurtuar jetën kësaj qeverie, sa më parë që është e mundshme por ajo që është e rëndësishme një iniciativë e tillë nuk duhet të dështon në asnjë rrethanë sepse dështimi I sajë do të thotë pastaj t’I jep mundësi edhe tre muaj të mos ngritet mocion tjetër dhe ti jep një siguri qeverisë së Kosovës momentin që do të jenë 61 deputetë pdk do ta mbështesë”.

Por idenë për rrëzimin e qeverisë nuk e ka përkrahur Lidhja Demokratike e Kosovës. Deputeti i saj Armend Zemaj thotë se ende nuk kanë pranuar kërkesë nga AAK për përkrahje të mocionit, por ka thënë se megjithatë vendit i duhet qetësi politike.

“Njëherë duhe ta shohim mocionin, nuk kemi pranuar dicka të shkruar, është tregues I qartë se na duhet një qetësi politike që të marrim veprime që e qojnë Kosovën në zgjedhje për ndryshe nuk që asnjëherë me vetëdije apo pa vetëdije për shkak të të gabimeve të mëdha trashanike të kryeministrit Kurti të bëhemi pjesë e politikave destabilizuese që Serbia e ka interes në Kosovë”, tha ai për RTV21.

Ndëkrohë Lëvizja Vetëvendosje e cilëson absurde idenë për rrëzim e qeverisë, Adnan Rrustemaj tha se qeveria është duke i luftuar bandat kriminale në veri.

Është absurde motivi i arsyetimit I kësaj kërkese e cila merr shkasë nga vendosmëria e institucioneve të Kosovës sic e kanë detyrë dhe përgjegjësi për ta zbatuar kushtetutën në tërë territorin e Kosovës për tu përballur me bandat kriminale të cilat po cënojnë zbatimin e ligjit

I pyetur për mundësinë e vendosjes së sanksioneve ndaj qeverisë nga SHBA dhe BE, Rrustemaj tha se janë duke punuar sipas Kushtetutës së Kosovës.

“Pse duhet të ketë sanksione, Kosova nuk po bënë asgjë të jashtëzakonshme janë tipare përgjegjësi, autorizime krejtësisht normale të një shteti që rjedhin si detyrim për ta zbatuar kushtetutën dhe ligjin, është për keqardhje një qëndrim I opozitës që pretendojnë ndëshkime për Kosovën pse Kosova po e zbaton kushtetutën dhe ligjin”.

Ditë më parë Shtetët e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropain kanë thënë se Kosova do të ketë pasoja nëse nuk do të punon në themelimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe dhe shtensionimit të situatës në veri të vendit./21Media

Back to top button