Opozita kërkon shkarkimin e Hajdarit, Kurti akuza pushteteve të kaluara, prokurorisë e mediave

Pas arrestimeve të së premtes në Ministrinë e Ndërmarrësisë Industrisë dhe Tregëtisë, të shumta kanë qenë reagimet.

Derisa udhëheqjësja e kësaj ministrie, Rozeta Hajdari lidhur me rastin mbajti konferencë për media. Ajo tha se nuk e sheh ndonjë arsye për të dhënë dorëheqje.

“Sa i përket dorëheqjes sime, unë s’e shoh asnjë arsye për të dhënë dorëheqje dhe të them me përgjegjësi e siguri të plotë, dhe nuk shoh asnjë arsye e as thjesht dyshim te zyrtarët që janë të ndalur sot”, tha ajo, përcjell portali rtv21.tv.

Punës së ministres mbështetje i dha edhe shefi i saj, kryeministri Albin Kurti.

Ai mohoi të ketë keqpërdorim e korrupsion, pasi në Ministrinë e Industrisë.

“Nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi. Unë kam besim të plotë në Ministren Rozeta Hajdari dhe në punën e saj. Pas luftës në Ukrainë, kur kishte krizë globale, ministria që ajo drejton, i ka blerë rezervat dhe i ka mbushur depot në një kohë kur të gjithë kufijtë ishin mbyllur e pothuajse të gjitha shtetet kishin ndaluar eksportin”, tha i.

Më tej ai hodhi akuza edhe te prokurorët , prokurorët e gjykatësit duke thënë se po përpiqen ta kthejnë ‘sistemin e korruptuar”.

“Humbësit i gjeni tek elita e vjetër dhe e korruptuar politike, te gjykatës dhe prokurorë të saj, te mediat e keqpërdoruara pёr mbёshtetje tё krimit. Edhe pse tё paktё nё numёr, pёrfitimet e tyre kanё qenё shumëmilionёshe, andaj edhe nuk kanё se si mos tё ndihen humbës tё mëdhenj. Përpjekjet e tyre për ta ndryshuar situatën janë në shërbim të planit për ta kthyer ish sistemin e kalbur e tё korruptuar. Nё rastin mё tё mirё ata po pёrpiqen pёr tё ruajtur disi pasurinё e akumuluar me hajni e korrupsion, monopolet artifciale e tё dёmshme që i kanë bërë me krim e keqpёrdorim tё detyrёs zyrtare. Por, do tё dёshtojnё si nё aspiratën e tyre pёr kthim tё keqpёrdorimit, ashtu edhe nё synimin pёr përbaltjen e atyre qё kontribuojnë pёr moskthim tё asaj periudhe. Do tё dёshtojnё edhe nё frikёsimin e secilit qё i bashkohet karvanit tё reformave progresiste dhe zhvillimit gjithëpërfshirës”, deklaroi kreu Qeverisë.

Por të kundërtën po e mendojnë nga opozita.

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se në mungesë të shkarkimit, dorëheqja do të duhej të ishte e vetmja gjë për të cilën flet ministrja Rozeta Hajdari sot.

“Puna, suksesi dhe përgjegjësia e saj u panë: kur fshehu pasurinë, kur shkeli një fëmijë me veturë, kur bleu grurë nga kompanitë e ndërtimit, por edhe në vjedhjen e rezervave shtetërore. Gjithsesi, Rozeta, sikur Martini e Nagipi, vazhdojnë të mbesin kompasi moral, profesional dhe institucional i kësaj Qeverie të zhveshur nga llogaridhënia dhe interesat e shtetit. Për keqardhje!”, shkroi ajo në facebook

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, tha ë se deklaratat e ministres Rozeta Hajdari lidhur me aksionin e sotëm të policisë, janë sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit.Ai ka thënë se në këtë rast vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit.

“Deklarata publike e ministres Hajdari se gjoja policia gjatë aksionit ka vepruar në kundërshtim me ligjin për informacionin e klasifikuar, është sulm brutal ndaj institucioneve të zbatimit të ligjit. Kjo deklaratë është bërë me vetëm një qëllim, atë të pengimit të hetimeve ku subjekt si titullar është vet Hajdari. Vetëm shkarkimi i hapë rrugë hetimit të plotë dhe efikas”, ka thënë Tahiri.

Kurse dorëheqjen e ministers e kanë kërkuar edhe nga Institudi Demokratik i Kosovës.

“Duke ditur ndjeshmërinë e rastit dhe përfshirjen e zyrtarëve të lartë ministror, KDI vlerëson se është i nevojshëm edhe lirimi nga detyra i ministres Rozeta Hajdari, për të mundësuar njëproces penal efektiv e të pandikuar politikisht. Njëherit, KDI kërkon nga të gjithë akterët, e në veçanti zyrtarët në pushtet, qëtë rezervohen nga çfarëdo deklarimi apo përfshirje që mund t’a ndikojë procesin e hetimit dhe pavarësinë e institucioneve të drejtësisë.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button