Opozita: Kurti po mundohet të shkojë në zgjedhje pa e formuar asociacionin

Pas deklaratave të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak se formimi i asociacionit të  komunave me shumicë serbe, është çështje e brendshme e Kosovës, kryeministri Kurti deklaroi se vitin e ardhshëm mund ta shkruaj një draft-statut për formimin e asociacionit në koordinim me ministrat e tij Nenad Rashiq, dhe Elbert Krasniqin.

Por, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, tha se Kurti po tenton që të mbulojë marrëveshjen e dëmshme që i ka sjellë Kosovës. Sipas tij, Kurti dëshiron që ta dërgojë Kosovën në zgjedhje të parakohshme pa e formuar asociacionin edhe pse tashmë e ka pranuar dhe siç thotë nuk mund të zhbëhet

Skandaloze i quan deklaratat e Kurtit edhe deputetja e LDK-së, Rrezata Krasniqi, sipas saj Kurti, LDK-ja pret që qeveria, draft statutin e pranuar ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese

“… Kurti duhet ta dijë se nuk është duke folë para këshillit të VV-së, por është duke folë në emër timin e tonin si qytetar të Kosovës, me bashkësinë ndërkombëtare, kjo është vetëm një deklaratë skandaloze e rradhës ”, tha Krasniqi.

Duke qenë se ndër vite sa ishte në opozitë kryeministri Kurti, kishte kundërshtuar fuqishëm një formim të asociacionit, për njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Gurakuq Kuçi, kryeministri tashmë ka hyrë në një rrugë pa kthim dhe se propozimet e reja kanë efekt negativ pasi që Kosova është endë nën masa të BE-së

“ Ndonëse sipas tij Kurti do të tentoj që ta dërgoj vendin në zgjedhje në mënyrë që të dal sa më i pafajshëm me çështjen e asociacionit sepse edhe nëse nuk shkon në zgjedhje të parakohshme, pikat që i ka prezantuar ai marrin kohë për tu bërë dhe nuk mund të bëhen menjëherë…”, tha Kuçi.

Ditë më parë kryeministri Kurti ka prezantuar një plan shtatë pikesh sipas të cilit shqyrtohen pikat të cilat dërgojnë drejtë normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë./21Media

Back to top button