Kaloni te përmbajtja kryesore

Opozita në protestë kundër bisedimeve me Kataloninë

Dhjetëra mijëra vetë mbushën rrugët e Madridit në një protestë të organizuar nga Partitë e djathta kundër planeve të qeverisë për të zbutur tensionet me Kataloninë

Partia Popullore PP dhe Ciudadanos (Qytetarët) ishin nismëtarët e marshimit që vjen si reagim ndaj vendimit të kryeministrit Pedro Sánchez për t’u ofruar separatistëve një raportues për bisedime.

E djathta e konsideron ofertën tradhti dhe dorëzim. Separatistët, për çdo rast e hodhën poshtë propozimin e kreut te ekzekutivit spanjoll. Vetë Sanchezi i akuzoi protestuesit se po përçajnë popullin spanjoll.

“Po mblidhen kundër një personi të vetëm, kundër meje, që kur isha lider i opozitës dhe u mbajt referendumi ilegjitim në Kataloni, qëndrova, si udhëheqës i opozitës, në krah të qeverisë së Partisë Popullore”, Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.

Grupet e ekstremit të djathtë, duke përfshirë edhe partinë Vox, ishin gjithashtu të pranishëm në protestën e mbajtur nën sloganin “Për një Spanjë të bashkuar. Zgjedhjet tani!”. Sipas policisë, numri i tyre ishte mbi 45.000.

Sanchez këmbëngul se partia e tij socialiste ka qenë gjithmonë në krahun e dialogut dhe se tani po përpiqet të zgjidhë një krizë të përkeqësuar nga partia popullore gjatë kohës kur ishte në pushtet.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button