Ora luksoze false, reagon Mozzik

Ora luksoze e reperit Mozzik ka rezultuar se është false.
Këtë e ka bërë të ditur Shoqëria e avokatëve “Vokshi & Lata”, e cila është përfaqësuese ligjore e kompanisë zvicerane “Richard Mille” në Kosovë.
Kjo orë ishte sekuestruar nga Dogana e Kosovës në Aeroportin Adem Jashari.
Pas këtij lajmi, reperi nga Ferizaj bëri një reagim në “Instastory”.
“MUHAHAHAHAHAHA”, ka shkruar ai.

Ndryshe përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Dogana ditë më parë ka thënë se dy orat e Mozzik janë në vlerë prej mbi 1.3 milionë euro.
Ky rast ka marrë vëmendjen e publikut në rrjetet sociale, ku shihet përmes shkrimeve dhe shakave në postimet e reperit nga Ferizaj. /21Media