Ora policore, sot vendos Qeveria

 

Qeveria e Maqedonisë së Veriut e ka caktuar seancën e saj, ku në rend dite është edhe miratimi i rekomandimit të Komisionit për sëmundje ngjitëse për orën policore.

Përveç kësaj, në seancën që do të fillojë në ora 12, do të shqyrtohet edhe informacioni për nivelin e realizimit të fazës së dytë të Planit aksionar për implementim të Rezolutës 1325.

Para ministrave, gjithashtu do të gjendet edhe Propozim-programi për financim të ndërmarrjeve mikro të prodhimit të verës.

Në seancë, do të shqyrtohet edhe Informacioni për nevojë për përpilim të Strategjisë së re të Maqedonisë së Veriut për fuqizim të kapaciteteve për realizim të hetimeve financiare dhe konfiskim të pasurisë, me Planin aksionar për realizim të tij./TV21

Back to top button