Orar i ri i punës me palë në Komunën e Prishtinës

Drejtoria e Administratës në Komunën e Prishtinës ka marr vendim për ndryshimin e orarit të punës me palë në Sektorin e Gjendjes Civile dhe në Qendrën për Shërbim me Qytetarë.
Tani e tutje, orari i punës me palë në këto dy sektorë, do të jetë duke filluar nga ora 07:30 deri në orën 16:00. Vendimi do të hyjë në fuqi nga data 06.06.2022.
“Duke e konsideruar numrin e madh të kërkesave për shërbime nga qytetarët e Kryeqytetit, Drejtoria e Administratës ka marr këtë vendim, me qëllim të rritjes së kohëzgjatjes për shërbime si dhe mundësinë për ofrimin e shërbimeve për qytetarët që punojnë e nuk kanë pasur mundësi për paraqitjen e kërkesave të tyre në oraret e deritanishme”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button