Orari i sotëm i garuesve kosovarë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Pasiqë mbrëmë, ekipi kosovar i tenisit dhe ai i ping-pongut përfunduan garat në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, sot do të jetë radha për tri sporte të tjera, që garuesit kosovarë të tregojnë veten.

Dita e sotme mund të konsiderohet edhe dita e medaljeve, ku sporti i xhudos do ta përfaqësojë Kosovën me garueset: Erza Muminoviq dhe Flaka Loxha, si dhe me të artën Olimpike, Distria Krasniqi.
Krahas xhudos, edhe shigjetaria e boksi do të zhvillojnë gara sot, ku boksi do të përfaqësohet nga vëllezërit, Bashkim e Shpejtim Bajoku.
Më poshtë mund të gjeni orarin e plotë të garuesve kosovarë për ditën e sotme në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
This image has an empty alt attribute; its file name is Orari.jpg
Back to top button