Orav pas takimit me krerët e partive: Qeveria e re duhet te aspirojë anëtarësimin e Kosovës në BE

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Avio Orav  njoftoi se ka takuar veç e veç krerët e partive në Kosovë për, siç tha ai, të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve.

“Mbajta takime të veçanta me Albin Kurtin, Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn për të diskutuar hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve. Theksova se shumica dërrmuese e njerëzve në Kosovë aspirojnë të anëtarësohen në BE. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat për ta realizuar këtë”, tha Orav.

Më 9 shkurt Kosova mbajti zgjedhjet parlamentare, rezultatet zyrtare ende nuk janë publikuar nga KQZ-ja. Në bazë të rezultateve preliminare asnjë parti në Kosovë nuk mund të qeverisë e vetme pa bërë koalicion. /21Media

Krasnqi prit në takim Oravin, flasin për zgjedhjet

Abdixhiku takon Oravin: KQZ të mbyllë sa më shpejt procesin e certifikimit, të shmangen vonesat tjera

Back to top button