Organizata e Bashkëpunimit Islamik rezolutë për Kosovën, reagon Osmani
Organizata e Bashkëpunimit Islamik ka bërë rezolutë përmes së cilës kërkohet që vendet të cilat nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë këtë.
Kjo është pritur mirë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka falëndëruar OIC/
“Rezoluta që u bën thirrje anëtarëve që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e pakthyeshme të Republikës së Kosovës për ta bërë këtë dhe duke mbështetur anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare. Ne mezi presim të punojmë me shtetet anëtare për të nxitur marrëdhënie më të ngushta.”, ka shkruar Osmani në Twitter.
I welcome &commend the @OIC_OCI resolution calling on members that are yet to recognize the irreversible independence of the Republic of Kosovo to do so, & supporting 🇽🇰 memberships to intl’ organisations.
We look forward to working with member states to foster closer relations. pic.twitter.com/u69pDOvg98— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) April 5, 2022
Organizata e Bashkëpunimit Islamik është organizata e dytë më e madhe ndërqeveritare pas OKB-së me 57 shtete anëtare.