Organizatat feministe me aksion: E papranueshme që mediat të promovojnë dhunuesit

Organizata të ndryshme feministe në vend kanë reaguar lidhur me një show televiziv në Klan Kosova.

Sipas këtyre organizatave ky show (Big Brother) po bën promovimin e dhunuesve, duke iu referuar hyrjes së re Atilla Kardesh ish bashkëshorti i modeles Drenusha Latifi po ashtu banuese në këtë shtëpi.

E njëjta muaj më parë ka rrëfyer se ka qenë e dhunuar nga ish bashkëshorti i saj Kardesh.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) shpreh shqetësimin për promovimin publik të personave të dyshuar për dhunë me bazë gjinore, “siç u pa mbrëmë në televizionin Klan Kosova”.

“Ajo që ka ndodhur mbrëmë në një shoë në Klan Kosova, është e papranueshme dhe bie ndesh me përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar dhunën me bazë gjinore, një fenomen i përhapur që cenon mirëqenien e grave dhe vajzave në shoqërinë tonë. Të promovosh figura të përfshira në raste të tilla nuk është vetëm e papërgjegjshme, por dërgon një mesazh të rrezikshëm se dhuna ndaj grave mund të tolerohet apo të minimizohet.”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

“Bëjmë thirrje që mediat të marrin përgjegjësinë për të reflektuar seriozitetin që e ka ky problem dhe të jenë pjesë e zgjidhjes, jo e problemit. Dhuna me bazë gjinore duhet të dënohet pa asnjë hezitim dhe duhet të luftohet me vendosmëri nga të gjithë në çdo mënyrë që munden – për një shoqëri më të drejtë dhe të sigurt për të gjithë.”, thuhet tutje në këtë reagim.

Derisa sot tym para shtëpisë së Big Brother kanë hedhur edhe aktivistet e organizatës joqeveritare QIKA

“Klan Kosova Big Brother VIP Kosova Nuk mund ta normalizoni dhunën ndaj grave!”, thuhet në postimin e QIKA-s.

Kurse mbrëmë aksion para kësaj shtëpie ka organizuar edhe Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist./21Media

Back to top button