Organizohet Kampionati Individual i Kosovës ne pingpong për U17

Me 30 dhe 31 mars me fillim nga ora 10:00 në sallën e pingpongut të Pallatit të rinisë në Prishtinë, FPPK do të organizoj Kampionatin Individual të Kosovës për U17.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Komisioni i Garave.

“Pas parasysh numrin e madh të lojtarëve si dhe turneu organizohet dy ditë, me 30 mars të gjitha garat e çifteve ndërsa me 31 mars ndeshjet individuale, andaj mund të bëni paraqitjen e sportistëve tuaj për kategoritë në vijim: individuale, çifte meshkuj, çifte femra dhe çifte të përziera”, thuhet në komunikatën për media.

Tutje thuhet se paraqitja e lojtarëve do të bëhet deri të enjten me 28 mars në ora 12:00 dhe paraqitjet pas afatit nuk do të merren në konsideratë.

“Të drejtë pjesëmarrje në kampionatin për U17 kanë të drejtë të gjithë lojtarët kosovarë të moshës deri 17 vjeçare, respektivisht lojtarët e lindur pas 1 janarit 2007”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa, bëhet e ditur se Shorti do te hidhet të enjten me 28 mars online dhe është i hapur për të gjithë përfaqësuesit e klubeve./21Media

Back to top button