Organizoi aheng me 100 persona, arrestohet

 

Për shkak se organizoi aheng me 100 persona, është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale E.H. nga Tetova, kjo për shkak se ka vepruar kundër masave anti-Covid të miratuara nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Më 5 shkurt 2020 në ora 14:20 në Tetovë është privuar nga liria, E.H.(25) nga Tetova, sepse ka dyshime se ka kryer veprën penale “Mosrespektim i protokolleve shëndetësore gjatë pandemisë”, të dënuara me nenin 206 nga Kodi Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.

Ai gjatë periudhës kohore 13:30 – 14:30, gjatë kontrollit nga policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë, është vërtetuar se objekti hotelerik në Tetovë janë gjetur 100 persona, që është në kundërshtim me ligjin.

Njoftohet gjithashtu se pas ndriçimit të plotë të rastit, do të parashtrohet masë adekuate./21Media

Back to top button