Organizuan bixhoz, arrestohen dy persona

Policia ka bërë të ditur se dy burra kosovarë nga Gllogoci dje janë shoqëruar në stacion policor pasi që dyshohet se kanë kryer veprën penale ”Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

”Njëri nga të dyshuarit e ka pranuar se i ka shërbyer klientët me lojëra online përmes telefonit të tij. Nga të dyshuarit për procedura të mëtutjeshme hetimore janë sekuestruar dy telefona”, është bërë e ditur në raportin e policisë.

Ndërkaq, në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që pas intervistimit të dyshuarit të lirohen në procedurë të rregullt./21Media

Back to top button