Orkestra në uniformën e shtetit!

Orkestra u themelua në vitin 2008 me 14 anëtarë ndërsa tani janë 40 anëtarë

21 qershori shënon ditën ndërkombëtare të Muzikës me këtë rast, togeri Shkumbin Bajraktari i ftuar në emisionin BonBon  ka treguar zanafillën e themelimit të orkestrës frymore të FSK-së.

” Historia e kësaj orkestre  është prej një djali që ka punuar IOM  është takuar rastësisht me dikë të TMK-së dhe atë djal e kam pasur si kojshi dhe më tha që TMK-ja janë të interesuar të ketë një orkestër dhe ai më njihte mua si muzikant dhe thjeshtë u takova më njerëzit e TMK-së dhe aty kemi filluar , kemi mbledhur disa njerëz aty kemi dhe në atë kohë filluam me disa prova.” ka treguar Bajraktari.

Ai ka treguar se  kjo orkestër u themelua në vitin 2008 me 14 anëtarë ndërsa tani janë 40 anëtarë.

Në anën tjetët togeri Baki Jashari ka thënë se ishte nder i madh që menjëhere pas luftës kishin uniformat.

“Natyrisht mënjëhere pas luftës së fundit në Kosovë ne e dimë  u themeluan Trupat Mbrojtëse të Kosovës dhe ishte njw nder i madh që ne kishim uniformat tona, e dimë që të gjitha formcaionet ushtarake në mes të gjitha atyre strukturave kanë edhe orekstren frymorë për shkak nevojës për tu prezantuar protokli i aktivitete ushtarake.” ka thënë Jashari

Jashari tha se ishte një fillim shumë interesant dhe me plotë entuziasëm i atyre 13-14  instrumentisëve./21Media

 

 

Back to top button