Orteku mbyti dy skiatorë

Dy burra kanë vdekur si pasojë e një orteku. Raportohet se të dielën viktimat janë gjetur në prefekturën Nagano, Japoni.
Pas incidentit, i cili ndodhi në shpatin lindor të malit Hakuba Norikura, u bënë kërkime të gjera.
Autoritetet japoneze nuk e kanë zbuluar identitetin e tyre, por konfirmuan se ata ishin nga një grup prej pesë skiatorësh të huaj.
Policia lokale tha se besonte se burrat po bënin ski jashtë pistës veçmas nga pjesa tjetër e grupit kur ndodhi orteku.
Zyrtari i policisë Tomohiro Kushibiki i tha agjencisë së lajmeve AFP se dy burrat u gjetën “në arrest kardio-respirator” të hënën, një term që përdoret shpesh në Japoni përpara se një vdekje të konfirmohet nga një mjek.
Tre skiatorët e tjerë arritën të zbresin në mënyrë të sigurtë nga mali.
Një paralajmërim për borë dhe ortekë mbetet në fuqi për këtë zonë, pas një të ftohti javën e kaluar që mbuloi pjesën më të madhe të rajonit me borë.
Prefektura e Naganos, e cila priti Lojërat Olimpike Dimërore 1998, është e njohur për turistët në sezonin e dimrit, duke tërhequr shumë skiatorë nga Japonia dhe jashtë saj./21Media

Back to top button