Orteku mbyti dy skiatorë

Trupat e dy shtetasve italianëu gjetën të zhytur nën dëborë në lartësinë 3 mijë metra

Shkëputja e një orteku bore u ka marrë jetën të paktën dy skiatorëve italianë në alpet italiane. Ngjarja u shënua në majën e masivit malor Monblan që zgjatet mes Francës, Italisë dhe Zvicrës.

Fatkeqësia u raportua nga një skiator që në kohën e aksidentit po rrëshqiste afër vendngjarjes. Trupat e dy shtetasve italianë 28 dhe 32 vjeç u gjetën të zhytur nën dëborë në lartësinë 3 mijë metra.

Mësohet se viktimat, prej të cilëve njëri mjeshtër i skive, po e ushtronin aktivitetin sportiv jashtë pistës. Goditja nga grumbulli i borës ndodhi në një majë 500 metra poshtë stacionit të teleferikut.

Një ortek i dytë u rrëzua pak minuta më vonë. Autoritetet thanë se ambientet mbeten të hapura për skiatorët, edhe pse nën monitorim të rreptë.

Sipas tyre, tragjedia prishi imazhin e një prej sezoneve më pozitive nga pikëpamja e faktorëve teknik, si reshjet e dëborës dhe temperaturat.

Maja “Helbronër”, ku ndodhi aksidenti gjendet mbi 3,400 metra mbi nivelin e detit dhe afër teleferikëve panoramikë të “Skajuejit”, nga më të lartët në Europë./oranews

Back to top button