OSBE e gatshme t’i ndihmojë KQZ-së për zgjedhjet në veri

Pas takimit me emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak, kreu i misionit të OSBE-së Michael Davenport tha se OSBE do të ndihmojë Komisionin Qendror Zgjedhor në “zgjedhjet gjithëpërfshirëse”.

“Me Miroslav Lajcak sot u theksua rëndësia e progresit në dialogun e lehtësuar nga BE dhe pjesëmarrjen e plotë të të gjitha komuniteteve në institucione dhe zgjedhje. OSBE në Kosovë qëndron fuqishëm përkrah KFOR-it dhe EULEX-it në përmbushjen e mandateve tona përkatëse në Kosovë. Mbështetje e fortë për thirrjen e BE-së për depërshkallëzimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve gjithëpërfshirëse në komunat veriore. OSBE do të ndihmojë institucionet e Kosovës, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për të ofruar integrim dhe dialog duke përfshirë të gjitha komunitetet”, ka shkruar ai në Twitter.

Aktualisht emisari Lajçak bashkë me emisarin amerikan Gabriel Escobar janë duke zhvilluar takim me presidenten e vendit, Vjosa Osmani./21Media</strong

Back to top button