OSBE reagon pasi në KQZ nuk u certifikua Lista Srpska

Misioni i OSBE ka reaguar në lidhje me moscerifikimin e Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në reagim thuhet se OSBE ka vërejtur shqetësim për moscertifikimin e Listës Serbe.

Sipas njoftimit, Procesi i certifikimit është një çështje procedurale që mbështet zgjedhjet demokratike dhe duhet të jetë pa konsiderata politike.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka luajtur një rol kyç në nxitjen e demokracisë dhe lirive politike në Kosovë për dekada, me mbështetjen e vazhdueshme të OSBE-së. Misioni vëren me shqetësim se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot nuk e ka certifikuar Listën Serbe”.

Back to top button